Futboll Seria A Sport

“MË KANË THËNË SE JANË TË KËNAQUR ME ATË QË KAM BËRË”/ Flet Konte: Largohem nga Interi nëse…

Antonio Konte pas fitores së Interit ndaj Torinos është shprehur se ka marrë drejtimin e skuadrës për t’i kthyer ata atje ku e meritojnë. Megjithatë tekniku italian është shprehur se nuk do të hezitonte të largohej, nëse në klub nuk do ishin të kënaqur me të.

“Më thirrën në Inter për një projekt tre vjeçar, për t’i rikthyer atje ku ata meritojnë të jenë. Në mënyrë të pashmangshme, kjo kërkon kohë. Unë erdha këtu me aq shumë entuziazëm.
Kam besim. Unë fillova një projekt tre vjeçar dhe [kontrata ime] zgjat tre vjet. Pas kësaj, nëse ata duan të zgjasin kontratën time do të isha i lumtur, e di se ka një rrugë të gjatë për të bërë, por nuk dua të teproj.

Nëse të gjithë janë të kënaqur me punën që jam duke bërë, dhe unë mendoj se është kështu tani, nga ato që më janë thënë, atëherë nuk shoh pse nuk duhet të vazhdojmë më tej. Nëse ata nuk janë të kënaqur me punën që unë po bëj, atëherë nuk do të hezitoj të tërhiqem.”, u shpreh Konte.

Related posts

Ronaldo i është vetëofruar Juventusit, Allegri ka bërë gati formacionin me të

Isa.Autor

PAS GOLIT/ Jo vetëm femra NUDO por edhe një qen ju bën m***n në fushë (VIDEO)

Delo.autor

STADIUMI MITIK/ Pohimi TRONDITËS i yllit të Tottenham: Nuk është NDERË të luash aty…

Isa.Autor

Leave a Comment