Futboll Seria A Sport

TRONDITET MILANI/ Me ardhjen e Bakayoko, ja kush do të LARGOHET nga kuqezinjtë

Timoe Bakayoko do të huazohet nga Chelsea te Milan dhe marrëveshja do të zyrtarizohet në mëngjesin e nesërm, pasi mesfushori francez të kalojë me sukses vizitat mjekësore.

Kjo do të thotë se kuqezinjtë do të jenë të detyruar të largojnë një nga mesfushorët që kanë në përbërje dhe Bertolacci është ai që i ka “valixhet” gati për të shkuar te Genoa.

Klubi ka gjetur marrëveshjen me Genoa, por ka pritur deri në fund për të dhënë “ok”, sepse më parë do të duhej të merrte përgjigjen e Chelsea për Bakayoko.

Në këto kushte, pas huazimit të Andre Silva te Sevilla, nesër do të jetë dita që Milan do të mbyllë zyrtarisht dy marrëveshje: vjen Bakayoko dhe ikën Bertolacci.

Related posts

ZYRTARE/ Erald Çinari i jep lamtumirën Vllaznisë, drejt Spanjës nëpërmjet Kroacisë sezonin e ardhshëm

Isa.Autor

“BOMBERI” POLAK NDRYSHON NUMRIN E FANELLËS/ Piatek kërkon të thyejë mallkimin 10-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Ka festë te Milani, shënon gol ai që pak e prisnim

Sadik.Autor

Leave a Comment