Futboll Sport

FITOI SUPERKUPËN/ Vangjeli: Kërkojmë titullin kampion, në Korçë qëndrova sepse…

Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, pas fitores së Superkupës, deklaroi se edhe këtë sezon korçarët do jenë pretendentë, ndërsa theksoi edhe motivin pse zgjodhi të qëndroi në Korçë.

Një herë me Flamurtarin, tani sërish fitoni Superkupën me Skënderbeun…

Është bukur kur fiton me ekipin tënd, një sukses edhe personal por edhe për skuadrën. Duke nisur sezonin e ri me trofe, është diçka pozitive. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Beson se Skënderbeu do jetë pretendent për kampionatin?

Kampionati është shumë i gjatë, duhet të jemi me këmbë në tokë. Besoj se do vijnë edhe afrime të tjera, dhe do jemi ende një ekip shumë i fortë. Do vazhdojmë të kërkojmë titullin kampion.

Vendim familjar apo sportiv të qëndroni në Korçë?

Vendimi familjar më mirë do ishte të rrija në Selanik, por këmbëngulja e presidentit Takaj më bëri që të qëndroj në Korçë. I takon atij pse jam rikthyer te Skënderbeu.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Opsion i ri për mbrojtjen, Milani hedh sytë nga skuadra e Serisë B për talentin…

Delo.autor

2 SUPER GOLA DHE ASIST/ Mesfushori SHQIPTAR dhuron SPEKTAKËL në kampionatin slloven (VIDEO)

Isa.Autor

BARAZPESHË/ Barazon rezultatin Newcastle me golin e Clark (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment