Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Ardit Hoxhaj: Goli më çliroi, Zoti është treguar bujar me mua. Idhulli…

Sot u mbyll edhe java e 8-të e Kampionatit Shqiptar me kryesfidën Kukësi-Partizani. Të kuqtë fituan minimalisht duke marr sërisht kryesimin e Superligës. Ndërkohë që një fitore me shumë vlera hipotekoi edhe Skëndërbeu i cili mposhti Luftëtarin në transfertë me rezultatin e pastër 2-0. Protagonisti kryesor për të besuarit e Orgest Shehit u tregua mesfushori me tipare sulmuese Ardit Hoxhaj.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al, Hoxhaj flet mbi atmosferën tek “ujqërit e dëborës” dhe emocionet e golit të parë për të në këtë sezon kalendarik.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Ardit, këtë sezon u rikthyet tek Skëndërbeu, një skuadër ku tashmë nuk ka lidera por forcë grupi dhe shumë talente. U mundët me Teutën por më pas reaguat menjëhërë duke mar 2 fitore të rëndësishme. Si është momentalisht atmosfera tek bardhekuqtë?
Skënderbeu është një klub unik. Këtu nuk ka rëndësi kush ikën dhe kush vjen, pasi filozofia dhe mentaliteti fitues mbetet i njëjtë. Atmosfera në skuadër është fantastike pasi ka një harmoni mes lojtarëve dhe stafit drejtues. Fitoret e fundit me skuadra të forta na ka rritur ndjeshëm besim tek objektivi titull.

2- Ditën e djeshme shënuat një gol të rëndësishëm duke zhbllokuar rezultatin kundër Luftëtarit. Çfarë ndjesie përjetuat kur shikuat që topi shkoi dhe përfundoi në rrjetë?
E godita topin dhe u sigurova që shkoi në fundin e rrjetës. Emocionet ishin të mëdha pasi vij nga një dëmtim. Për më tepër ishte edhe goli i parë në këtë kampionat. Në fakt ishte momenti im, sapo hyra në fushë fitova faullin ku edhe nisi aksioni, më pas edhe shënova. Tani që e rimendoj them me vete: Zoti është treguar bujar me mua.

3- Konkurenca tek Korcarët është e madhe, ke besim se mund të jeshë një protagonist këtë sezon me Skënderbeun?
Nuk kam frikë nga konkurrenva në ekip pasi më bën më të fortë mua por edhe skuadrën e Skëndërbeut. Objektivi im është të jap maksimumin dhe të arrijë formën time optimale. Më pas t’ja lëm kohës se ku mund të arrijë.

4- Sa shanse ka realisht Skënderbeu të shpallet kampion këtë sezon duke ditur se gara është e ashpër?
Ky Skënderbe është projektuar për të fituar. I ka të gjitha shanset për tu shpallur sërisht kampion. Ka lojtarë cilësor, futbollistë me eksperincë që dinë si fitohet dhe arrihet tek titujt.

5- Kë shikoni si skuadër rivale për titullin kampion?
Ekipet që kanë treguar se janë kandidat serioz për titullin këtë sezon janë Kukësi, Flamurtari dhe Partizani. Jemi ende herët dhe besoj se mund të ketë edhe surpriza.

6- Çfarë mardhënie ke me trajnerin Shehi? Si po e menaxhon skuadrën?
Për të qën i sinqertë më të gjithë trajnerët që kam punuar kam patur mardhënie të mira. Përjashtim nuk bën as Shehi. Po tregon se është edhe një kampion i madh. E demostroi këtqë gjë kur ishte futbollist po e bën mjaftë mirë si trajnerë duke i dhën mundësinë të gjithve. Mundohet ti mari maksimumin vetes dhe skuadrës.

7- Në fund, cili është idhulli juaj në futboll?
Jam një tifoz i Milanit dhe idhulli im është padyshim Ricardo Kaka. Një lojtarë i jashtzakonshëm në gjithçka bëntë si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori SHQIPTAR drejt kampionatit italian tek skuadra…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Emergjenca prej koronavirusit, Chelsea regjistron portier legjendën Peter Cech

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus dhe PSG sfidohen për yllin e Manchester City-t…

Delo.autor

Leave a Comment