Futboll Seria A Sport

Agjenti lumturon INTERIN/ MODRIC kërkon të bëhet protagonist në Serie A

Luka Modric i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me Inter dhe agjenti i tij mendon se ai do të luajë aty herët apo vonë. Real Madrid refuzon të lejojë të largohet mesfushorin, por trajneri i Inter Luciano Spalletti ka konfirmuar se vetë lojtari është i interesuar për të kaluar në San Siro.

“Nga ajo që kam kuptuar, jo vetëm që Modric ka menduar për një transferim tek Inter, por atij i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me Bardhezinjtë,” shprehet agjenti kroat Marko Naletilic për Tuttosport.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendimi im është se ai herët apo vonë do të shkojë në Itali. Si shumë kroatë, ai është rritur duke parë Serie A në televizor.

“Ronaldo e ka rikthyer në hartë futbollin italian. Fakti që Inter ka tentuar të marrë Modric dhe ai ka konsideruar një transferim ka treguar se sa shumë Ronaldo ka influencuar futbollin italian.”

Related posts

DANI ALVES ARRESTOHET NË BARCELONË/ Ja akuza që rëndon mbi futbollistin brazilian

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Levante, nis pjesa e dytë. Rezultati 3-0

Delo.autor

DHUNA NË PEQIN/ Disiplina me dorë të hekurt ndaj Shkumbinit dhe përjashton përjetë…

Delo.autor

Leave a Comment