Futboll Premier League Sport

LUAN PËR ARSENALIN/ Lichtsteiner NUK harron JUVENTUSIN: Shpresoj të fitojnë…

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Arsenalit, Stephan Lichsteiner, e ka përkrahur ish-klubin e tij për të fituar Ligën e Kampionëve. Lichtsteiner ka fituar shtatë kampionate radhazi me Juventusin nga viti 2011 deri në vitin 2018, por i ka humbur dy finale të Ligës së Kampionëve, dhe zvicerani beson se “Zonja e Vjetër” e meriton që ta fitojë trofeun europian.

“Shpresoj që Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve, e meriton pas humbjeve të dy finaleve”, tha ai për “Sky Sport”.

“Ronaldo? Nuk bëhem pishman për largimin, sepse këtë e kam dashur vetë. E dëshiroja një aventurë të re”.

Zvicerani iu bashkua Arsenalit gjatë kësaj vere si transferim i lirë, pasi nuk e rinovoi kontratën me Juventusin.

Related posts

DERBI I “MADONINËS”/ Ibrahimovic i vetëm në sulm, ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Tirana mposht Dinamon me “POKER” dhe vazhdon arratinë në krye

Delo.autor

Drejtori i Barcelonës: Italianët kanë ekipe të forta dhe serioze

Q.Autor

Leave a Comment