Futboll Seria A Sport

Shembet ura në XHENOA/ Ja reagimet e skuadrave italiane pas kësaj tragjedie (FOTO+VIDEO)

Shembet ura në Geona, reagimet e skuadrave italiane pas kësaj tragjedie. Një fatkeqësi e përmasave të mëdha ka ndodhur në qytetin e Genoas, në mesditën e hershme të së martës është rrëzuar ura Morandi në autostradën A10.

Është raportuar për disa të vdekur (nuk ka raportime për numrin e saktë) shumë të lënduar dhe një mori të veturave të shtypuara nën rrënoja.Distanca që veturat kanë rënë në tokë është nga rreth 100 metra.Në shenjë solidariteti kanë reaguar edhe skuadrat italiane, të parat ishin ato të qytetit, Genoa dhe Sampdoria.

Genoa nëpërmjet një postimi ka informuar të gjithë me tragjedinë dhe ka thënë se është duke e ndjekur me kujdes gjithë situatën.
Kurse klubi i Sampdorias i shokuar nga e gjitha kjo ka shkuar në Twitter, “pa koment”.

Në mesin e skuadrave të mëdha që reagoi më së shpejti ishte Interi, të cilët kanë shkruar:

“Italia dhe Genova janë duke u përballur me një tragjedi të madhe në këto orë. Dëshirojmë të shprehim afërsinë tonë me banorët e zonës dhe me njerëzit e përfshirë në rënien e Ponte Morand”.

Reagimi nga klubi i Milanit: “Ne jemi pranë të gjithë njerëzve të përfshirë në tragjedinë PonteMorandi në Genoa. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, të të plagosurve dhe të shpëtimtarëve të angazhuar në këto orë në vendin e ngjarjes”.

Related posts

LIVE/ Zbllokohet sfida, Polonia “ndihmon” Senegalin të kalojë në epërsi (VIDEO)

Sadik.Autor

IU RREZIKUA KARRIERA ENDE PA NISUR/ Talenti i madh italian jep lajmin e gëzuar për klubit dhe tifozët (VIDEO)

Delo.autor

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Futbollistja shqiptare mbërrin në tapetin e kuq (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment