Futboll Seria A Sport

14 RASTE POZITIVE ME COVID-19 TEK GENOA? Ministri i Sporteve flet për ndaljen e Serie A

Mes shtyrjes së mundshme të ndeshjes Genoa-Torino (për shkak se kanë dalë plot 14 pjesëtarë të skuadrës së parë me Covid-19) dhe hipotezës së pabesueshme të ndaljes së Serie A, ministri i sporteve të Italisë, Vincenzo Spadafora, mendoi sot për ta sqaruar situatën. Nga ana tjetër, nuk mund të ketë një zë më autoritativ në këtë rast.

“Të ndalet kampionati, meqë kanë shpërthyer rastet pozitive te Genoa? Unë nuk mendoj se jemi akoma në këto kushte. Kjo situatë më shqetëson shumë, tani do të bisedoj me Dal Pino dhe presidentin Gravina. Duhet të kemi komunikim të vazhdueshëm me Coni-n dhe federatat. Ne duhet të marrim vendime në interes të të gjithë lëvizjes sportive”.

Tani presim lajme, sidomos në frontin e Genoa dhe Napolit, që sot kanë bërë tamponët, meqë skuadra e Gattuso luajti të dielën kundër skuadrës së “pushtuar” koronavirusi. Prandaj, pritet të gjendet një zgjidhje alternative për ndalimin e kampionatit, siç është ajo e shtyrjes së ndeshjeve më të rrezikshme, me skuadra veçanërisht të prekura nga rastet e shumta të Covid-19.

Related posts

“MË VJEN SHUMË KEQ PËR…”/ “Jashtëtokësori” i dërgon mesazh emocional Ronaldinhos për vdekjen e nënës (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester United “blindohet” për 4 vite: Një ëndërr e bërë realitet

F.autor

DIFERENCA TË FRIKSHME/ Reja një “babaxhan”, Panucci injoronte stafin. Ja ndryshimet e dy trajnerëve

Delo.autor

Leave a Comment