International

Dy “gjigandët” e klasit botëror në ndjekje të portierit të Romës

Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli kanë pyetur Romën për portierin e tyre, Alisson Becker, duke shpresuar se braziliani do të shitet sezonin e ardhshëm.

Portieri brazilian ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij superiore me skuadrën italiane.

Këto paraqitje kanë bërë që Alisson të shikohet me sy të mirë nga skuadrat e mëdha evropiane, të cilat duan ta transferojnë në verë.

Pas Barcelonës që është vënë në ndjekje të portierit Brazilian Becker, tani listës i janë shtuar  Liverpooli dhe PSG-ja.

Gardiani i portës së Romës mund të largohet gjatë merkatos së verës.

25-vjeçari u bashkua nga Internacionali  në verën e vitit 2016 për tetë milionë euro, ky është në fakt sezoni i tij i parë si titullar në Serie A, pasi ai ishte zgjedhja e dytë sezonin e kaluar.

Related posts

Real-Gremio, në Abu Dhabi luhet finalja e Botërorit

Q.Autor

Nedved tregon se kujt do t’i jepte “Topin e Artë”

Q.Autor

Cassano: Të krahasosh Dybala me Messi-n është qesharake

Q.Autor

Leave a Comment