Të tjera

Deontay Wilder dënohet me 60 orë shërbim në komunitetin e marjuanës

Kampioni i botës në peshat e rënda në boks në kategorinë WBC, Deontay Wilder, është dënuar me 60 orë punë në komunitet për mbajtje të paligjshme të marijuanës.

Boksieri amerikan u shpall fajtor nga gjykatësi Ricky McKinner, që urdhëroi boksierin 32-vjeçar ta shlyejë dënimin në një lokalitet të vogël pranë shtëpisë.

Wilder u arrestua në shtëpinë e tij në Tuscaloosa, në qershor të këtij viti, kur policia gjeti marijuanë në makinën e tij.

Policia kontrolloi në makinë dhe gjeti një sasi të vogël të marijuanës.

Avokatët e tij u shprehën se marijuana nuk i përkiste boksierit, pasi ai kishte qenë në udhëtim jashtë qytetit dhe persona të tjerë e kishin përdorur makinën e tij. Wilder është i pamposhtur në karrierën e tij, me 39 fitore (38 me KO).

Related posts

“Fenomeni” shkon në ndihmë të yllit të Premier League

Q.Autor

“PËRBALLJE TITANËSH”/ “BISHA” më i frikshëm në planet do të ndeshet me ‘Hulkun Iranian’ (FOTO)

Isa.Autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kampioni i peshëngritjes

Delo.autor

Leave a Comment