Bundesliga Futboll Sport

U LËNDUA NË SUPERKUPË/ KOVAC merr lajmin e mirë: DËMTIMI i ALABA nuk është SERIOZ

Një nga lojtarët më të mirë të Bayern Mynih, mbrojtësi austriak David Alaba, është detyruar të lërë në mes ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Eintracht Frankfurt për shkak të një dëmtimi. Por stafi mjekësor i ekipit bavarez ka bërë me dije se dëmtimi nuk është i rëndë, nuk ka prekur ligamentet dhe se mbrojtësi do të jetë shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Nico Kovac.

Bayern e mbylli këtë sfida me 10 lojtarë, pasi Alaba u dëmtua kur trajneri Kovac i kishte kryer të trija zëvendësimet. Trajneri i kampionëve të Gjermanisë tha se dëmtimi i austriakut është i lehtë, nuk ka dëmtime serioze dhe se myund të luajë shumë shpejt. “Bëhet fjalë për një dëmtim në gju, që për fat nuk ka prekur ligamentet”, thuhet në buletinin mjekësor të ekipit bavarez. Pritet që lojtari të rikthehet në fushë më 24 gusht, në ndeshjen ndaj Hoffenheim.

Related posts

Legjenda e futbollit anglez/ Manchester United duhet të marrë ata dy lojtarë për tu ringritur

Sadik.Autor

E përditshmja zvicerane: Shqiptarët dhurojnë para për yjet e Kombëtares sonë

Sadik.Autor

“NJË FALENDERIM I PËRZEMËRT PËR…”/ Fituesi i Champions me Milanin rikthehet në stol!

Delo.autor

Leave a Comment