Futboll Seria A Sport

INTERI FESTON 111-VJETORIN/ Spalletti: Fokusi im është te skuadra, për Icardin…

Luciano Spalletti kërkon të festojë përvjetorin e Inter me një fitoren ndaj SPAL, por insiston se gazetarët duhet të pyesin Marotta-n për Mauro Icardi-n.

“Do të më duhet të bëj disa ndryshime, por gjithmonë me lojtarë titullarë që do të zëvendësojnë titullarët e tjerë,” siguron Spalletti në konferencën për shtyp.

“Do të ishte e mrekullueshme të festonim këtë 111-vjetor të themelimit të klubit me një fitore.”

Inter ka postuar një video për 111-vjetorin, por Icardi nuk ishte pjesë e saj, teksa negociatat mes CEO Beppe Marotta dhe avokatëve të Icardi-t vazhdojnë, a do të rikthehet sulmuesi në skuadër?

“Nuk e kam gjithë kohën vëmendjen te kjo çështje, kështu që pyesni Moratta-n. Ka disa gjëra që duhen sqaruar kështu që bëni mirë të pyesni atë. Energjia ime duhet të fokusohet te ndeshja e radhës e cila duhet fituar, si dhe puna në stërvitje.”

“Pres nga ekipi të adaptohet për çdo situatë, qoftë Eintracht apo Milan. Duhet të mësojmë nga gabimet. Naingglolan nuk do të jetë në derbi, ndërsa Keita Balde dhe Perisic janë gati për SPAL.”

Related posts

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Menaxheri shqiptar ironizon kritikët e ÇANIT: Edhe Buffon pi…

Isa.Autor

DETAJET TRONDITËSE/ Tragjedi në Rusi, lojtari i TALENTUAR VDIQ sepse kishte pas…

Isa.Autor

DHIMBJE KOKE PËR ANCELOTTIN/ Wolsburg i shkakton një tjetër humbje Napolit

Isa.Autor

Leave a Comment