Futboll La Liga Sport

Shpërthen Stoichkov/ Ja mbrojtja e fortë që i bën MESSIT në Argjentinë, LEO është…

“Unë nuk jam në favor të ndryshimit të shumë gjërave. Para së gjithash, ju duhet të dini se çfarë modeli doni në futbollin argjentinas. I duhet dhënë përgjigje pyetjes nëse dëshironi të vareni nga Messi, apo të vareni nga 22 lojtarë. Kjo është shumë e lehtë.

Nëse largohet Lionel Messi nesër, Argjentina nuk do të fitojë një ndeshje për tre vjet. Për këtë arsye, futbolli argjentinas duhet të ketë një strukturë dhe unë nuk e kam të qartë se çfarë projekti dëshiron presidenti i ri. Si dëshiron të luajë Argjentina? Kjo është pyetja e madhe”. Në këtë formë e ka mbrojtur Hristo Stoichkov yllin e Barcelonës, Leo Messi, në deklaratat që dha për “SuperDeportivo Radio”, të mbledhura nga “Olé”.

Ish-lojtari i Barçës e ngriti akoma më shumë tonin kur u pyet nëse Messit duhej t’i kërkohet një mendim se cili duhet të jetë trajner i ekipit kombëtar: “Është një gënjeshtër, që dikush e shpiku për një kohë. Atëherë, unë do të duhej të isha trajner i Kombëtares Argjentinase, sepse jam një mik i Lionel. Është gënjeshtër e pastër, pasi mund të ketë njerëz të tillë.

Ka shumë argjentinas, që nuk e dinë se kush është Lionel Messi i vërtetë, nuk e njohin atë. Shumë e shohin atë nga pamja e jashtme dhe çfarë bën në fushë, por nuk e njohin si karakter. Unë e njoh shumë mirë dhe mund të them se nuk përfshihet kurrë në punët e drejtimit të ekipit. E kundërta është një gënjeshtër e pastër”.

Related posts

HUMBJE DRAMATIKE/ Milan mposhtet nga Napoli në “San Siro”. Tani Inter arratiset totalisht

Delo.autor

DHURON NJË ASIST “MAGJIK”/ Gjasula në formë shumë të mirë, “play maker” model në Gjermani (VIDEO)

Delo.autor

U MUND NGA SKËNDERBEU/ Daja: Gabojmë shumë, për gjyqtarët kam vetëm një…

Isa.Autor

Leave a Comment