Futboll Sport

NEXHIPI “KARIKON” KUKËSIN: Në futboll nuk ka asgjë të pamundur

Përkrah trajnerit Armando Cungu, në konferencën për shtyp para ndeshjes Kukësi-Torpedo Kutaisi, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Ligës së Europës, ka qenë edhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Kjo, si për të konfirmuar kohezionin në hallkat drejtuese të verilindorëve, gjë për të cilën u ngritën shumë pikëpyetje pas deklaratës së teknikut shkodran, pas humbjes 5-2 në Gjeorgji.

Në fjalën e tij, Nexhipi nënvizoi: “Ajo që ka rëndësi për momentin është ndeshja e kthimit me Torpedon. Në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Kam besim se, nëqoftëse futemi në ndeshje me atë përgatitje që kemi bërë, mund t’i përmbysim gjërat në fushë. Dhe, pse jo, uroj të kemi fatin që kishin gjeorgjianët në ndeshjen e kaluar”.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË/ Biznesmeni i famshëm del hapur mbi Arsenalin: Po përgatis një ofertë që…

Delo.autor

ZYRTARE/ Lewis Hamilton rinovon me Mercedes deri në vitin 2020

Isa.Autor

“HUMBËM NJË SHANS PËR TË BËRË HISTORI”/ Kapiteni Ignjatovic: Laçi është për titull me këtë grup

Delo.autor

Leave a Comment