Futboll Sport

CUNGU NUK “FSHIHET” MË/ Jep deklaratën: Do të synojmë përmbysjen e madhe ndaj Torpedos

Sonte, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja e kthimit e turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës, mes Kukësit dhe Torpedo Kutaisi. Verilindorët e Armando Cungut do të tentojnë përmbysjen e madhe, sepse një javë më parë kanë humbur 5-2 në Gjeorgji.

Një mision i vështirë në dukje, por jo i pamundur për trajnerin e nëkmapionëve të Shqipërisë. Në fjalën e tij, një ditë para përplasjes së ethshme, tekniku shkodran ka nënvizuar: “Kundërshtari ka dobësitë e veta dhe mundësitë janë reale që ta godasim Torpedon. Askush nuk mund të na ndalë që të provojmë, shpresojmë. Pse jo, të ndodhi mbrekullia, pse jo, të fitojmë. Normalisht që kemi besim për ndeshjen. Nuk vjen rastësisht ky besim, por vjen duke pasur parasysh edhe forcën e ekipit dhe seriozitetin e djemve gjatë gjithë javës në stërvitje.

Futbolli ka treguar që mund të përmbyset çdo rezultat, për më tepër që ky besim na vjen, po të kemi parasysh edhe ndeshjen e parë, ku përtej golave të pësuar ju jeni dëshmitarë që Kukësi ka krijuar shumë raste shënimi, çka do të thotë se kundërshtari ka dobësitë e veta dhe mundësitë janë reale për ta goditur. Na lind e drejta legjitime që ta provojmë, nuk është vonë për ta provuar dhe nuk mund të na ndalë askush për ta bërë këtë gjë”.

Related posts

NJË DUEL NË DISTANCË/ Ja golat më të bukur të “Pleshtit” dhe CR7 në çerekfinalet e Championsit (VIDEO

Delo.autor

LOJTARI SHQETËSON VLLAZNINË/ Ja gjendja e sulmuesit da Silva përpara sfidës ndaj Kukësit…

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Jo vetëm Milan, Van Bomel rikthehet në Champions si… trajner

Delo.autor

Leave a Comment