Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Sulmuesi SHQIPTAR bëhet hero, Bazeli kalon në playoff falë AJETIT (VIDEO)

Një ndeshje e çmendur! Sigurisht, jo prej rezultatit, por emocioneve dhe rasteve për gol. Sigurisht, që nuk do të ishte e lehtë për Bazelin përballë Viteshes kjo dihej, por rrugëtimi u bë disi në dishezë kur vetëm pas 27 minutash, holandezët mbetën me dhjetë vetë pas dajes me të kuq të Klarke-Salter.

Më pas, vetëm zvicerianët në fushë, duke dominuar dhe ushtruar presion, deri kur Albian Ajeti, sulmuesi i ri shqiptar, vëllai i Arlindit, gjeti golin me kokë në goditje nga këndi, duke mbyllur pjesën e parë 1-0 dhe në pjesën e dytë duke dalë mes ovacioneve të publikut, duke i lënë vendin Oberlinit.

Për Ajetin është goli i tretë këtë sezon, pas dy golave në kampionat. Sakaq, në playoff do të përballet me Apollon Limasolin, në Qipro.

 

Related posts

DORTMUND-MANCHESTER CITY/ Pritet një sfidë spektakolare dhe e “luftuar” nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

IU DOGJ SHANSI I ARTË PËR NË EURO 2021/ Komentatori i futbollit nuk përmban dot lotët pas eliminimit të ekipit kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

PAS 6 SEZONESH SI LOJTAR I PSG U-19/ Mesfushori Thiago Motta zbulon: Ky është objektivi për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment