Futboll Sport

FENOMENAL EDHE NË STËRVITJE/ Shikoni si Messi turpëron gazetarin nga 50 metra larg

Lionel Messi ka bërë diçka të pabesueshme teksa po xhironte një klip të shkurtër me sponsorin personal ‘adidas’.

Shtatshkurtëri po ecte duke xhongluar topin në afërsi të mesfushës kur papritur e godet atë në drejtim të askujt. Të paktën kështu duket në fillim, por pas pak sekondash kur topi kishte përshkuar një gjatësi afërisht 50 metra zbulohet edhe qëllimi i Messi-t.

Argjentinasi me një goditje preçize bën që topi të kalojë mes këmbëve të një gazetari që po raporte në cepin e fushës, afër goditjes së këndit.

Ky i fundit, siç duket edhe nga video, mbetet i habitur se nga i erdhi ai top.

Related posts

Nedved: Buffon vendos të tërhiqet? Një humbje e madhe për futbollin

Sadik.Autor

Drejtoi makinën nën efektin e alkoolit/ Tottenhemi DËNON RËNDË Hugo Lorisin

Isa.Autor

LIVERPOOL-BOURNEMOUTH/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

Leave a Comment