Futboll Sport

FATI I KEQ NDJEK SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet në stërvitje në momentin më të mirë

Xhakomo Vrioni ishte protagonist i skuadrës së tij një javë më parë, duke shënuar 2 gola në 4 minuta. Këto dy gola të shënuar, i dhanë fitoren skuadrës së Nju England Revolutuin.

Por, gjërat nuk kanë shkuar mirë për sulmuesin e talentuar i cili fatkeqësisht është dëmtuar. Të enjten skuadra e tij ka zbritur në fushë pa Vrionin, ndërkohë që edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, skuadra e tij ka zhvilluar një tjetër ndeshje ku Vrioni e ka ndjekur nga tribuna.

Mediat pranë klubit të tij, bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar ka marrë një goditje në këmbë gjatë seancës stërvitore të para disa ditëve, gjë e cila e ka detyruar të humbasë dy ndeshje të rëndësishme, ku skuadra e tij e ka fituar njërën dhe ka barazuar në tjetrën.

Related posts

Nga Tirana te Milani, ja 43 rastet kur godet UEFA

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA INTER/ Juventus futet në garë për sulmuesin e Premier League…

Delo.autor

Naninggolan largohet nga Roma? Ja përgjigja e lojtarit…

Q.Autor

Leave a Comment