Futboll Sport

PAS PAK SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Ja formacionet zyrtare të ekipeve

Do të luhet në Korçë kryendeshja e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Partizanit, që do të ngrejë siparin e edicionit të 80-të.

Kampionët në fuqi përballë Partizanit të etur për titull. Një nga sfidat më të bukura të kampionatit shqiptar, ku spektakli ka qenë gjithmonë i garantuar. Si Shehi ashtu dhe Gega do të kërkojnë të debutojnë me fitore si trajnerë në elitën e futbollit shqiptar.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta, të 2 skuadrat mbeten pretendente për fillimin e titullit kampion. Në katër përballjet e sezonit të shkuar Partizani nuk arriti të shënojë asnjë gol në portën e Skënderbeut, statistikë e cila nuk mbahet mend të jetë regjistruar në ndonjë kampionat tjetër ndaj korçarëve

SKËNDERBEU-PARTIZANI ORA 19:45

SKËNDERBEU: Teqja, Radas, Vangjeli, Abazi, Aliti, Muzaka, Dita, Demte, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: O.Shehi

PARTIZANI: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mala, Progni, Hebaj. Trajner: S.Gega

Related posts

“FALEMINDERIT DHE JU PREMTOJ SE…”/ Tifozeria e Milanit “djeg” selinë kuqezi dhe emocionon Maldinin (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldinho fajëson Roberto Carlos për eliminimin e Brazilit në 2006-ën

Sadik.Autor

PREZANTIMI I EDY REJAS/ Trajneri i ri i Kombëtares: Dua marrdhënie të mirë me shtypin, nuk më pëlqen të…

Delo.autor

Leave a Comment