Futboll Sport

KLOPP KRITIKON SULMUESIT/ Të luajnë për skuadrën, jo garë personalde

Trajneri Jurgen Klopp beson se skuadra dhe veçanërisht treshja sulmuese Firmino-Mane-Salah do të vazhdojë të bashkëpunojë për të mirën e skuadrës dhe jo për të arritur suksese në nivelin personal. Klopp ka këshilluar lojtarët që të mos shohin objektivin personal, por që të punojnë në grup, për të shënuar sa më shumë për Liverpool dhe për të fituar sa më shumë ndeshje. “Reds” e nisën sezonin e ri duke realizuar 4 gola në fitoren ndaj West Ham, me Mane që realizoi dy gola dhe Salah një (goli i katërt u realizua nga Sturridge).

Lojtarët nuk duhet të numërojnë golat që realizojnë pas çdo ndeshje, por ata duhet të shijojnë të luajnë me njëri-tjetrin. Ne duhet të punojmë dhe luajmë si skuadër dhe jo si individë. Jam i kënaqur që edhe lojtarë të tjerë janë në gjendje të adaptohen mirë, luajnë apo jo si titullarë. Jemi një ekip me potencial të madh sulmues edhe pse Mane apo Salah nuk janë sulmues të mirëfilltë, por falë punës në grup dhe aftësive të tyre arrijnë të realizojnë. Kjo treshe krijon një atmosferë të jashtëzakonshme, ndaj pres shumë prej tyre”, tha Klopp.

Related posts

JOSHËSE/ Bashkshortja e Ter Stegen, mahnitëse në ishujt e Turqisë (FOTO)

Isa.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ SAN MARINOS/ Kapiteni Hysaj: Kjo fitore do të na karikojë për ndeshjen e radhës

Delo.autor

“JEMI TË BEKUAR QË KEMI CR7 DHE MESSI”/ Kaka: Janë si LeBron, Federer, Nadal… Nuk vijnë më, Ibra i “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment