Futboll Seria A Sport

E duan klubet më të mirë në botë/ Lazio vendos për të ardhmen e Milinkoviç-Saviç

Mesfushori i Lazios Sergej Milinkoviç-Saviç ka qenë dhe mbetet një ndër emrat më të lakuar të kësaj merkatoje vere në Itali. Edhe pse zyrtarisht merkatoja në vendin fqinj është mbyllur ditën e djeshme, sërish ka të reja për 23-vjeçarin.

Sikurse raportojnë mediat italiane, për serbin është gati kontrata e re nga e cila serbi do përfitojë më diçka më shumë se 3 milionë euro te Lazio. Ndërkohë që klubi mendon rinovimin, zbulohet një tjetër detaj edhe pse ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Real Madrid është gati të ofrojë 125 milionë euro për shërbimet e mesfushorit. Në rast se kjo ofertë do të jetë zyrtare, do të duhet të zbulohet nëse drejtuesit e klubit italian do vazhdojnë me planet për rinovim të kontratës apo do të lëshojnë “pe” për të mos humbur shifrën marramendëse.

 

Related posts

SFIDA NDAJ M’GLADBACH/ Ja 3 kombinimet e kualifikimit të mundshëm të “Zikaltërve” në Champions…

Delo.autor

E KONFIRMON MENAXHERI I TIJ/ Vuloset e ardhmja e Elseid Hysajt

F.autor

SHKELJET NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Jo vetëm Simeone, “UEFA” hap hetim edhe për…

Delo.autor

Leave a Comment