Kosova Shqipëri

Portieri i Trepçes 89 shpërthen ndaj FFK-së, pasi nuk zuri vend në formacionin e vitit të Superligës

Portieri i Kosovës, Bledar Hajdini, është i zhgënjyer me çmimet e ndara nga Federata e Futbollit të Kosovës në ceremoninë e laureatëve për vitin 2017.

Portieri i Trepçës 89 ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Ai ka publikuar sukseset që arriti me Trepçën 89 vitin që lamë pas dhe dëshpërimin që mori nga ceremonia e FFK-së.

“Të gjitha këto nuk mjaftuan” është reagimi i Hajdinit në Facebook.

Hajdini llogaritet si portieri më i mirë ne vend aktualisht por që nuk zuri vend në formacionin e vitit.

Related posts

FOTO/ Partizani i mori mbrojtësin, drejtori i akademisë së Vllaznisë: E kanë marrë ushtar…

Q.Autor

Britmë e dalë nga shpirti, arsyeja e festimit të Filit

Q.Autor

Ish-sekretari Prodani: Panuçi po bën rinovime, i duhet kohë. Ja e vërteta me taksat e FSHF-së

Isa.Autor

Leave a Comment