Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Edy Reja rinovon kontratën para ndeshjeve të Nëntorit

U ul në pankinë në një moment të vështirë, por aventura e Edi Reja në drejtim të kombëtares së Shqipërisë do të vazhdojë më gjatë nga sa ishte parashikuar. Dyshimet e fundit u rrëzuan nga Armand Duka menjëherë pas fitores kundër Moldavisë. Pas zhgënjimit të madh me Kristian Panuçin, presidenti i Federatës është bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur edhe për të ardhmen.

2. Reja Nuk Dorezohet, Objektiv Mbetet Vendi I Trete

Në fakt, kjo ishte përgjigja ndaj trajnerit, që më parë kishte shfaqur hapur dëshirën e tij për të vazhduar punën në kombëtaren e Shqipërisë. Me palët në sinkron, tashmë mbetet vetëm firmosja e kontratës së re dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt. Burime të “Balkanweb” në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se Duka dhe Reja do të takohen për të formalizuar marrëveshjen përpara ndeshjeve të nëntorit, që do të mbyllin edhe eliminatoret e Euro 2020.

72083929 2373332486099300 7684150891493982208 N

Rinovimi përshpejtohet edhe për faktin se ka pak detaje për t’u sheshuar në kontratën e re. E lehtë do të jetë gjetja e gjuhës së përbashkët sa i përket financave, ndërsa kohëzgjatja është e përcaktuar, deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2022. Në mes është edhe aventura në edicionin e dytë të Ligës Kombeve. Rinovimi I Edi Reja duket si zgjidhja më e mirë për kombëtaren, e cila ka nisur një process rinovimi dhe dora e teknikut italian është e dukshme.

Related posts

NGA PËRBALLJET ME FRANCËN DHE PORTUGALINË TEK “EURO 2020″/ Bogdani: Uellsi dhe Skocia, në një nivel me…

Delo.autor

PËRCAKTOHEN VAZOT E NATIONS LEAGUE/ Shqipëria mund të jetë në të njëjtin grup me “Dardanët” (FOTO)

Delo.autor

E DASHURONTE KLUBIN ITALIAN/ Strootmani shpërthen në LOT për largimin nga ROMA

Isa.Autor

Leave a Comment