Futboll La Liga Sport

PSG kërkon anësorin e ATLETICOS, SIMEONE gjen zëvendësuesin tek BAYERNI

Merkato për Atletico Madrid duket se nuk është mbyllur ende. Filipe Luis mund të largohet nga “los colchoneros” këtë verë, me brazilianin që ka marrë një ofertë të rëndësishme nga PSG dhe palët po negociojnë.

Largimi i mundshëm i 33-vjeçarit do të rikthente Simeonen sërish në merkato për një mbrojtës të majtë, pasi do të mbetej vetëm me Lucas Hernandez. Gjithsesi për Spanjën dhe Francën merkato mbyllet më 31 gusht dhe në rast të një akordi të Filipe Luis me PSG, drejtuesit spanjollë do të tentojnë Bernat nga Bayern Munchen.

Kujtojmë që këtë verë Atletico Madrid humbi edhe anësorin e djathtë, Sime Vrsaljko, i cili iu bashkua Interit. Në vend të tij, Simeone afroi anësorin Arias nga PSV Eindhoven.

Related posts

LIVE/ Torino-Milan, Berenguer dyfishon shifrat për vendasit

Delo.autor

“KËTO JANË PARA QË…”/ Drejtësia amerikane i rikthen 201 mln dollarë FIFA-s!

F.autor

JUVENTUSI dhe ylli i Genoas në “majë” të Seria A, Cristiano RONALDO mbetet në hije

Isa.Autor

Leave a Comment