Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ REALI ofroi 95 milionë euro për Milinkovic-Savic, LAZIO TUNDOHET dhe…

Në orët e fundit të merkatos, skuadra e Real Madrid ka provuar seriozisht të rrëmbejë nga skuadra e Lazio mesfushorin serb Sergej Milinkovic-Savic, duke ofruar 95 milionë euro. Lajmin e konfirmon e përditshmja spanjolle “Don Balon”, e cila shton gjithashtu se pas një bisede që kanë patur presidentët e dy klubeve, Florentino Perez dhe Claudio Lotito, ky i fundit ka refuzuar ofertën.

Lazio kërkon të paktën 120 milionë euro për lojtarin, ndaj për momentin lojtari 23-vjeçar nuk do të largohet nga Italia. Kjo është shifra që Lotito ka kërkuar që nga fillimi i merkatos për lojtarin, të gjitha “cash” dhe pa future në bisedime lojtarë të tjerë, çka e bën disi të vështirë transferimin e mesfushorit serb, që ka kërkesa nga shumë klube.

Fillimisht për të marrë Milinkovic-Savic tentuan Milan e Juventus, por dështuan, ndërsa tani është radha e Real Madrid të provojë dhe ka afat deri më 31 gusht për t’ia dalë mbanë. Dje lojtari ishte rregullisht në fushë për Lazio në javën e parë të Serisë A, por të shohim se sa do të rezistojë Lotito.

Related posts

NUK U RISHIKUA NGA VAR/ Shikoni momentin kur Vardi godet me shkelm në fytyrë Shkodran Mustafin (VIDEO)

Delo.autor

Interi ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Lazios

Sadik.Autor

E KONSIDERONTE DJALIN E TIJ/ Ish-trajnerit kampion bote i mbahet i fshehtë lajmi i vdekjes së Maradonës

Delo.autor

Leave a Comment