Futboll

Gattuso: Ndeshjen e vendosi një episod i pafat, këto janë pasojat e derbit

Milan ka humbur 1-0 ndaj Sampdoria-s duke regjistruar disfatën e dytë radhazi në kampionat, pas ndeshjes, këto ishin fjalët e Gattuso-s.

Gabimet në mbrojtje – “Kur jemi nën presion gjithmonë falim topin, duke i dhënë Samp-it kohë të luajë. Erdhëm nga një humbje dhe sot e pësuam nga një episod i pafat, por bëmë çmos për të përmbysur rezultatin. Gjithsesi nuk ia dolëm, por ka akoma shumë ndeshje për të luajtur.”

“U munduam të bënim presion më përpara dhe më vonë u kthyen në mbrojtje me tre për të vendosur më tepër lojtarë në mesfushë.

Në fund, u munduam të barazonim rezultatin, por është normale që kur humb derbin të ketë pasoja në aspektin mendor dhe fizik, por sot pashë një ekip që luajti mirë megjithëse mund të kishim bërë akoma më mirë.”

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ylli i Serisë A: Jam në dijeni për interesimin e Inter

Delo.autor

RUSI 2018/ Kroaci-Danimarkë, sfida e dy regjisorëve

Sadik.Autor

FLAKADANË DHE SENDE NË DREJTIM TË POLICISË/ Tifozët e skuadrës gjermane përleshen me forcat e rendit për… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment