Bundesliga Futboll Sport

PANUCCI ME DHIMBJE KOKE/ Mavraj pa ekip, mbrojtësi kërkon më shumë se sa i ofrohet

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, vijon të mbetet pa ekip. Mbrojtësi kuqezi, pasi u largua nga skuadra e Hamburgut në Gjermani është në kërkim të një skuadre të re. Në lidhje me të ardhmen e tij u përfol për një kalim të mundshëm në kampionatin turk të futbollit, aty ku luajnë dhe kanë luajtur shumë futbollist të tjerë të kombëtares. Ndërkohë që oferatat nga Turqia u refuzuan, dëshira e mbrojtësit të kombëtares ishin të lidhura me kalimin në kampionatin arab.

Sipas burimeve të Telesport pranë futbollistit, mësohet se ai dëshironte të nënshkruante për klube në ligën e futbollit arab, por e vetmja pengesë ka qenë paga. Të njëjtat burime saktësojnë se Mërgim Mavraj ka dashur diçka më shumë se sa i është ofruar nga disa klube, emrat e të cilëve nuk janë treguar. Por mbrojtësi ka vendosur veton sa i përket ofertës financiare.

Kjo pavendosmëri e tij ka bërë që karriera të vihet në pikëpyetje, ndërkohë që një grup menaxherial në Itali ka tentuar të kontaktoi me lojtarin duke i ofruar mundësi për të luajtur në këtë shtet. Por mësohet se sërish lojtari ka refuzuar, pasi ka qenë në negociatata me klube arabe. Aktualisht mbrojtësi mbetet pa ekip, ndonëse merkato do të jetë e hapur edhe për disa ditë.

Sezonin që lam pas, Mërgim Mavraj pati shumë probleme në Bundesligë me skuadrën e Hamburg. Ai u largua nga skuadra e parë pas paraqitjeve të dobta, duke kaluar gjysmën e sezonit me ekipin e dytë të Hamburg, që këtë sezon zbriti nga kategoria.

Related posts

Fitoi Botërorin/ POGBA organizon SUPERFESTËN në pishinën e VILËS së tij…(FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Milan arrin marrëveshjen brenda 48 orësh me kampionin e botës…

Delo.autor

KALENDAR “BOMBË”/ Nga Tirana tek Vllaznia, Kukësi ka 5 ndeshje radhazi me pretendentët. Shikoni sfidat në vijim…

Delo.autor

Leave a Comment