Futboll Seria A Sport

ZËVËNDËSUESI I RONALDOS/ REALI bën merkato në Itali, kërkon yjet e kampionatit

Claudio Lotito nuk tërhiqet asnjë milimetër përpara kërkesës së tij prej 150 milionë eurosh për Sergej Milinkoviç-Savic. Sipas asaj që raporton”Don Balon” Real Madrid ka provuar seriozisht të rrëmbejë mesfushorin serb, me Florentino Perez që është në kontakt të vazhdueshëm me Kezman, agjentin e lojtarit. Los Blancos kanë ofruar 95 milionë euro, por Lazio kërkon të paktën 150 milionë euro për lojtarin, ndaj për momentin lojtari 23-vjeçar nuk do të largohet nga Italia. Edhe pse Milinkovic-Savic ka dhënë aprovimin për këtë transferim, Lazio nuk ndërmend të dorëzohet.

Sipas “Don Balon”, Mauro Icardi është një tjetër objektiv i ekipit spanjoll. Real është një kërkim të një sulmuesi dhe argjentinasi pëlqehet gjithnjë e më shumë, megjithëse rasti Modric ka cënuar marrëdhëniet midis dy klubeve. Interi nuk ka ndërmend të hyjë në tratativa dhe në këtë mënyrë Perez ka kontaktuar direkt Wanda Nara-n, gruaja dhe agjentja e lojtarit: “Për më pak se 100 milionë, Interi nuk do të dëgjojë asnjë ofertë”, mesazhi për presidentin e madrilenëve . Real ishte pranë një propozimi prej 92 milionë për sulmuesin, por pas kësaj telefonate janë gati të shkojnë deri në 102 milionë, por jo më shumë .

Related posts

E BUJSHME NË PREMIER/ Talenti i Manchester Unitedit ndërpret karrierën si sportist, ja shkaku

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Zotërim topi, ritëm dhe zëvendësime. Tri arsye pse “Azzurrët” befasojnë “3 Luanët”

Delo.autor

E BUJSHME/ Sulmuesi i Napolit arrin marrëveshjen me klubin e njohur të Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment