Futboll Premier League Sport

SHËNOI “TRIPLETË”/ Guardiola: Ky është AGUERO më i mirë që keni parë

Pep Guardiola ka paralajmëruar rivalët e Manchester City-t në Premier League se Sergio Aguero është në formën më të mirë të karrierës. Argjentinasi shkëlqeu në ndeshjen e së dielës ndaj Huddersfield duke shënuar tre gola gjatë fitores 6-1 në Etihad.

Dhe Guardiola ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, dhe sidomos me qendërsulmuesin e tij.

“Sezonin e kaluar Huddersfield luajti me pesë mbrojtës, kështu që vendosa të aktivizoj dy sulmues.“Të gjithë luajtën mirë. Nuk mund të sulmonim në këtë mënyrë vitin e kaluar pasi na mungonte Mendy, ai lëviz me zgjuarsi para dhe mbrapa.

“Aguero ishte fantastik. Nuk e kam parë asnjëherë kaq mirë që kur kam ardhur këtu. Ai është në kondicion të pabesueshëm me topin dhe pa topin. “Mendova ta zëvendësoj përpara se të shënonte tripletën, por ai shënoi dhe gjithçka ishte e përsosur.”

 

Related posts

“JA ÇFARË NA THANË PAS STËRVITJES”/ Bonuçi: Holandezët të rrezikshëm, por ne jemi Juventusi

F.autor

Botërori i shifrave të çmendura/ Spanja ekipi që do arkëtojë më shumë nëse…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Merret vendimi: Sot në mbrëmje Mirabelli do të largohet nga Milani

Isa.Autor

Leave a Comment