Futboll Sport

Luftëtari “nxjerr mësime” nga humbja me Kastriotin, sulmi me nevoja emergjente

Edhe te Luftëtari problemet duhet të sheshohen njëherë e mirë. Presidenti i klubit gjirokastrit mblodhi dje skuadrën që u mposht përballë Kastriotit dhe ka diskutuar me ta për hapin fals të takimit të parë. Ai ka kërkuar që kjo gjendje të kalohet sa më shpejt dhe të mendohet për takimin pasardhës me Laçin. Edhe pse lojtarët pranuan se nuk ishin të motivuar psikologjikisht, problemet janë shfaqur të të gjitha repartet.

Klubi do të tentojë të plotësojë boshllëqet në skuadër dhe po tentohen afrime të tjera. Gjirokastritët po kërkojnë të marrin sulmuesin kenian Ismael Dunga, i cili ka hyrë në planet e Luftëtarit prej kohësh. Largimi i dyshes Bregu-Abazaj ka lënë përtokë sulmin e gjirokastritëve që u nevojitet një lojtar deciziv. Merkatoja pritet të përfundojë me realizimin e dy goditjeve.

Related posts

10 GOLA NË 8 NDESHJE/ Dy arsye pse Rudiger është kthyer në objektivin numër një tek Real Madrid

Delo.autor

GOLI I DYTË I PARTIZANIT/ Shikoni si tifozët “thyejnë” rrethimin dhe futen në fushë për të festuar (VIDEO)

Isa.Autor

Në Shqipëri e shpallin “kamikaz”, gjyqtari i FSHF-së do të arbitrojë ndeshjen në Europa League

Isa.Autor

Leave a Comment