Futboll Seria A Sport

MILAN-BOLOGNA/ Dogma, cikle dhe besnikëri. “Kuqezinjtë” për tri pikë në “San Siro”

Titulli “post-COVID” është një koncept abstrakt, teksa sot në mbrëmje Milanin e pret menjëherë një sfidë për jashtë a brenda. Dalja e parë sezonale vlen shumë për sezonin, pavarësisht se është vetëm java e parë e Serisë A. Për të qenë më konkretë, le të themi se kuqezinjtë sot në 20:45 kanë disa rezultate në dispozicion, por e preferuara është, normalisht, fitorja. Rezultat, në fakt, me të cilin ekipi është mësuar në fundin e sezonit të kaluar ku në 12 javë koleksionoi 35 gola nga 12 shënues të ndryshëm.

DOGMA DHE CIKLE – Pioli përmendte shpesh “vazhdimësi” dhe “mendësi”, koncepte që drejtuesit i ndoqën fije e për pe duke e konfirmuar në detyrën e trajnerit. Gjithnjë duke iu referuar sezonit të kaluar, 52-vjeçari deklaronte: “Ekipi im duhet të komandojë ndeshjet, një filozofi të cilën pres ta shoh të aplikuar në fushë”. Sot Milani i tij duhet të komandojë lojën, por edhe të arrijë rezultatin. Nevoja është e madhe dhe jo vetëm për shkaqe sportive.

Ekipi me trajnerin në krye duhet të justifikojë sforcot ekonomike të klubit e duke arritur rezultatet, imazhi i “Djallit” do të përfitonte shumë. Sezonin e kaluar për arsye të lidhura me “Fair Playn Financiar”, kuqezinjtë pranuan dënimin për një vit skualifikim. Edhe kjo njollë duhet pastruar dhe një rikthim në Champions përmes kampionatit do të ishte pa dyshim një ogur i mirë për ciklin që Milani synon të nisë. Stefano Pioli, i ardhur në sezon e sipër në tetor të vitit të kaluar, tashmë ka një mundësi të mirë.

Rezultatet e sezonit të kaluar janë meritë e punës së tij, por aktualisht skuadra ka shanse të bëjë edhe më tepër seç u pa në Irlandë, sepse idetë e trajnerit janë përthithur dhe grupi ka qenë i njëjti që në ditën e parë të fazës përgatitore.

BESNIKËRI — Milani do të nisë sezonin aty ku e la. Të paktën në aspektin taktik. 4-2-3-1 është i paprekshëm momentalisht, ashtu siç janë Kjeri dhe Hernandez në prapavijë apo Ibra në majën e sulmit. Stoikë në qendër Kesi e Benaser, teksa treshja prapa suedezit do të përbëhet nga Kastijeho, Çalhanoglu e Selemekers, lojtarë që në javët e fundit të sezonit të kaluar treguan rezistencë dhe besueshmëri në planin fizik e taktik.

Pa Romanjolin, shiriti i kapitenit do të lidhet në krahun e Donarumës që do të mundohet të mbajë të paprekur portën në prezencën e tij të 204-t si kuqezi. Përveç këtyre aspekteve, Pioli do të dojë të nderojë edhe ndeshjen e tij të 37-të në total në stolin e “Djallit” ku ka koleksionuar deri më sot 19 fitore.

Related posts

TRIUMFON NË MIQËSORE/ Manchester City mposht Yokohama

Delo.autor

“EURO 2020″/ Portugali-Gjermani, një tjetër finalje e parakohshme. Ja tre sfidat interesante të ditës së sotme…

Delo.autor

PRITET TRANSFERIMI NË “CAMP NOU”/ De Jong zbulon një kuriozitet: Unë “vdes” të shoh se si stërvitet…

Delo.autor

Leave a Comment