Futboll La Liga Sport

EFEKTET E PARA/ “Epoka” post-Ronaldo nis me një rekord negativ në “Bernabeu”

Në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, pa Cristiano Ronaldo, Real Madrid ka regjistruar një rekord. Bëhet fjalë për një arritje të padëshiruar, diçka negative, në ndeshjen e kampionatit, të fituar 2-0 ndaj Getafe, për javën e parë të La Liga, në stadium ishin vetëm 48.446 shikues.

Ky është rekordi më i keq që nga viti 2009, kur më 24 maj, në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Mallorca, e fundit pa Cristiano Ronaldo, ishin të pranishëm 44.270 shikues.

Këtë 19 gusht, që stadiumi nuk do të ishte plot pritej, nisur edhe nga fakti që Barcelona kishte luajtur 24 orë më parë në prani të 52.356 shikuesve, diçka që është parë rrallë në “Camp Nou”.
Por shifrat e “Bernabeu” janë ato që tërheqin më shumë, sepse ranë menjëherë pas 9 viteve me “CR7” në fushë. Vitin e kaluar, në ndeshjen e parë ndaj Valencia kishte 65 mijë shikues. Kësisoj pushimet nuk janë justifikim.

Duket se bashkë me Ronaldo dhe Zidane, Real ka humbur edhe tifozët. Me pak fjalë, me Ronaldo në fushë, asnjëherë nuk ka pasur më pak se 50 mijë tifozë në “Bernabeu”.

Related posts

PA FRIKË DHE PA PRESION/ Uells-Danimarke premtojnë spektakël

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ BAKU: Panucci duhet të ishte larguar. Shqipëria është bërë si “han pa porta”

Isa.Autor

Nis pjesa e dytë, Anglia do revanshin ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

Leave a Comment