Futboll Seria A Sport

Zgjimi i hidhur i INTERIT/ Sulmi nuk funksionon dhe Spalletti ka shumë dilema

Një merkato e shkëlqyer në letër në verë, një sulm i frikshëm me Lautaro e Ikardi që janë e tashmja dhe e ardhmja, titulli që po përmendej gjithnjë e më shpesh dhe krejt papritur, zgjimi i hidhur i Interit.

Ndeshja e parë e kampionatit, në fushën e Sasuolos, ka mjaftuar për të nxjerrë në dritë gjithë problemet e skuadrës së drejtuar nga Luçiano Spaleti.

Tifozët zikaltër kanë parë me dëshpërim Interin e vjetër, atë që ka vite që masakrohet nga Sasuolo dhe me zor kapi vendin e katërt sezonin e fundit.

U duk se ishte viti i duhur për kthim te lavdia, por tani dyshimet janë të mëdha, edhe pse nuk mjafton një ndeshje e gabuar për të nxirë gjithçka.

Lautaro Martinez është shumë i ri dhe ka nevojë për kohë, ndërsa shënoi një gol fantastik në miqësoren ndaj Atletikos, por janë gola pa vlerë. Në Rexhio Emilia ishte një Inter pa ide në sulm dhe duket se dyshja e ëndrrave ka nevojë për kohë dhe durim, derisa të funksionojë si duhet. Ikardi e ka makth Sasuolon, në 6 ndeshjet e fundit nuk i ka shënaur dhe është mundur 5 herë, ndërsa vjet humbi edhe penallti në Mapei Stadium.

Nuk është vetëm sulmi nën akuzë, sepse Dalbert në të majtë të mbrojtjes ishte një zhgënjim total, duke vuajtur tmerrësisht, derisa Spalletti e zëvendësoi. Po mesfusha? Naingolan ishte në tribunë, Modric nuk erdhi, Vidal nuk erdhi dhe Rafinha u kthye te Barcelona, ndaj tashmë mungon regjisti dhe ky është një tjetër problem serioz për Spalletti-n.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Napoli gabon në mbrojtje, Rijeka habit italianët (VIDEO)

Delo.autor

Ylli i Kombëtares shqiptare, dëmtohet gjatë ndeshjes ndaj Lokomotiv Zagrebit

Sadik.Autor

PUBLIKOHEN PAMJET NGA NJË TIFOZ/ Sarri tymos fytyrën e tij, dhunohet murali i Mourinho në Romë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment