Futboll Premier League Sport

ISHTE MËSUAR ME TROFE/ Paul Scholes nuk duron dot ta shikojë Man United kështu

Paul Scholes nuk mund ta shikojë Manchester United në të tillë gjendje. Humbja e pësuar nga Brighton me rezultatin 3-2 ka vënë në pah problemet e “djajve të kuq”. Për ikonën e ekipit, kapiteni i ri Paul Pogba nuk është i qëndrueshëm në paraqitjet e tij, ndërkohë që në skuadër mungojnë liderët.

Scholes ka mbajtur veshur fanellën e United për 20 vite dhe mendon se përgjegjës për këtë humbje është mesfushori francez.

“Në skuadër mungojnë liderët. Ne menduam se Paul Pogba mund të ishte kandidati ideal për të qenë lideri i ekipit, por nuk e pamë në këtë takim. Ai shfaqi një tjetër paraqitje të vakët, është kaq i paqëndrueshëm. Nuk qarkullon mriz topin, pason keq dhe rivalët ia marrin topin.”, tha ish mesfushori anglez.

Scholes ka fituar 11 tituj kampionë me unitet dhe e di mirë se si luan një ekip fitimtar. Ai rezerva ka edhe për përfshirjen në lojë Romelu Lukaku-n dhe Anthony Martial. “Duhet t’ia japësh topin futbollistëve që mund të kalojnë një rival, që mund të fitojnë ndeshje për ty.

Lukaku mund ta bëjë këtë, Martial po ashtu. Martial vetëm një herë mori topin ndaj Brighton ku shpërtheu. Pastaj nuk mbaj mend më një aksion nga ai.” Vuri në dukje ikona e “Djajve të kuq”.

Related posts

Milan bën “pazar” në Gjermani, ja cili është talenti i zgjedhur nga Mirabelli…

Q.Autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Dëmtohet Ngo tek bardheblutë. Ja kë hedh trajneri Xhafa në fushë

Delo.autor

BRAZILIANI KA VENDOSUR/ Marcelo kërkon sërish largimin nga “Los Blancos”, ja klubi i zgjedhur

Delo.autor

Leave a Comment