Futboll Seria A Sport

Fundjava e “legjionarëve”/ Ja lojtarët kuqezi që spikatën në kampionatet elitare të Europës

Fundjava ka rezultuar pozitive për disa nga lojtarët e Kombëtares Shqiptare. Në Serinë A java e parë ka dhuruar derbin kuqezi, pasi në “Olimpico” të Romës janë përballur Thomas Strakosha me Elseid Hysajn në duelin Lazio-Napoli.

Paraqitje shumë e mirë për të dy, me portierin që ka dhuruar disa pritje të jashtëzakonshme, ndërkohë që Hysaj me sa duket është përshtatur me mënyrën e lojës së Ancelottit. Pak minuta iu dhanë në dispozicion Frederik Veselit në sfidën që Empoli fitoi në “Castelani” ndaj Cagliarit.

Në Rusi Akhmat Grozny nuk ka shkuar më larg se barazimi me Rubin Kazanin, ndërkohë që për vendasit luajtën në pjesën e dytë Odise Roshi dhe Bekim Balaj. Mesfushori u dëmtua dhe ka humbur mundësinë për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare në sfidat hapëse të Nations League. Bekim Balaj ka hyrën në fushë në vend të fierakut, duke ndihmuar skuadrën të gjejë golin e barazimit.

Sidrit Guri vijon të jetë pika e referimit për Oostenden në kampionatin belg, pavarësisht se sulmuesi shkodran nuk ka shënuar këtë javë ndaj Kortrijk. Pavarësisht sinjaleve të mira të këtyre futbollistëve, nuk mund të konsiderohet si një periudhë e mirë për lojtarët e Kombëtares Shqiptare, pasi aktivizimi i pjesës më të madhe në skuadrat e tyre mungon.

Related posts

LIVERPOOL-MILAN/ Legjenda Kaka: Entuziazmi i dikujt që e ëndërron turneun mund të bëjë diferencën

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Anglia mposht me “POKER” Andorrën dhe vazhdon e qetë në krye të Grupit I

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Mourinho kërkon ribashkimin me Arnautovic

Isa.Autor

Leave a Comment