Champions League Futboll Sport

NDIZET DUELI/ Tottenham pret Barcelonën: Harry Kane sfidon HAPUR Messin, do shënojë…

Tottenham duhet të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League pas disfatës ndaj Inter në San Siro. Megjithëse e di shumë mirë që sfida ndaj skuadrës së Lionel Messi-t do të jetë një test i vështirë, Kane do që Spurs të luajnë një lojë pozitive përpara tifozëve të tyre.

“Është një ndeshje e madhe në fazën e grupeve, asnjëherë nuk do ta nisësh me dy humbje,” shprehet sulmuesi për mediat.

“Po e presim me padurim këtë ndeshje, dhe e dimë që është një test i madh. Si lojtar, do të luash ndaj më të mirëve në botë, dhe Messi padyshim që është një prej tyre.

“Ai dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur një standard tepër të lartë për ne të tjerët. Kur shënon 40, 50, 60 gola në sezon si Messi, si sulmues, dua të shënoj aq sa ai.

“Ai vazhdon të shënojë gola, kështu që jam i motivuar për t’u përmirësuar. Shpresoj që një ditë të shënoj po aq, mbase edhe më shumë, gola se ai.”

Related posts

ARRITIT TË MREKULLOJË NË CHAMPIONS/ Messi pranë “Topit të Artë”, mund CR7 dhe vendos rekord

Delo.autor

E GJITHË EUROPA NË GARË PËR TË/ Rabiot refuzon edhe ofertën e fundit të PSG-së

Isa.Autor

Hamilton triumfon në Singapor dhe prenoton titullin, Verstappen e Vettel në podium

Isa.Autor

Leave a Comment