Futboll Premier League Sport

HUMBI ME BRIGHTONIN/ Man United vendos PËRFUNDIMISHT për të ardhmen e Mourinhos

Jose Mourinho vazhdon ta ketë mbështetjen e plotë të bordit drejtues të Manchester Unitedit, edhe pas humbjes me rezultat 3-2 kundër Brightonit. Në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premierligës, “Djajtë e kuq” i siguruan tri pikët e para të sezonit. Megjithatë, ata nuk arritën ta vazhdojnë rrugëtimin me të njëjtin ritëm, pasi që në ndeshjen e dytë pësuan disfatë kundër Brightonit.

Megjithatë, bordi i Manchester Unitedit i beson ende trajnerit portugez dhe do t’i japë atij më shumë kohë për të arritur suksesin e kërkuar nga tifozët.

Mourinho ende nuk e ka skuadrën e tij të plotë në dispozicion për shkak të lëndimeve. Lojtarë si Alexis Sanchez, Nemanja Matic dhe Antonio Valencia, të cilët ishin titullar në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar, nuk ishin të gatshëm të luajnë kundër Brightonit për shkak të lëndimeve.

Në janar të këtij viti, Mourinho e rinovoi kontratën e tij me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2020. Megjithatë, gjatë këtij afati kalimtar ai i kishte kritikuar shpeshherë bordin drejtues për punën e tyre dhe kjo gjë i kishte nxitur spekulimet për shkarkimin e tij.

Related posts

I VË SHQELMIN NË FYT/ Shikoni ndërhyrjen “HORROR” të mbrojtësit në Argjentinë (VIDEO)

Isa.Autor

“Mos i luani Gatuzon dhe Mirabelin”, letër e gjatë e tifozerisë së Milanit!

Isa.Autor

NDESHJET CHAMPIONS/ Klubet e mëdha lutje UEFA-s: Mos na “burgosni” në Lisbonë

Delo.autor

Leave a Comment