Futboll Premier League Sport

SHANTAZHUAN NDAJ POGBAS/ Raiola i kundërpërgjigjet Scholes, komenton edhe Neville

Mino Raiola i është përgjigjur Paul Scholes pas kritikave të bëra për Paul Pogba. Agjenti i mesfushorit të Manchester United tha se legjenda e “Djajve të kuq”, nuk do ta njohë një udhëheqës nëse ai do të ishte para Sir Winston Churchill dhe se disa njerëz flasin me frikën e harresës’.

43-vjeçari ishte i irrituar me paraqitjen e Pogbasë në humbjen 3-2 ndaj Brighton.

“Në skuadër mungojnë liderët. Ne menduam se Paul Pogba mund të ishte kandidati ideal për të qenë lideri i ekipit, por nuk e pamë në këtë takim. Ai shfaqi një tjetër paraqitje të vakët, është kaq i paqëndrueshëm. Nuk qarkullon mriz topin, pason keq dhe rivalët ia marrin topin”- tha ikona e “Old Trafford”.

Më tej e ka këshilluar lojtarin se nuk ka nevojë për një menaxher që t’i thotë se çfarë duhet të bëjë apo shokët e ekipit.

Agjenti italian i francezit nuk ka nguruar që të reagojë përmes një postimi të bërë në “Twitter”.

“Disa njerëz duhet të flasin për shkak të frikës se do të harrohen. Paul Scholes nuk do të njihet një udhëheqës nëse ai ishte para Sir Winston Churchill. Scholes duhet të bëhet drejtor sportiv dhe të këshillojë Woodward që ta shesë Pogba. Do të kalonim netë pa gjumë për t’i gjetur një klub të ri Pogbasë”- ka thënë me ironi Raiola.

Më tej ka ardhur edhe komenti i Gary Neville i cili i ka dalë në mbrojtje shokut të tij.

“Le të shpresojmë që Pogba ta udhëheqë agjentin e tij dhe ta bëjë atë të mbyllë gojën”.

Scholes ka fituar 11 tituj kampionë me unitet dhe e di mirë se si luan një ekip fitimtar.

Related posts

FISHEKZJARRET NUK KANË PËRFUNDUAR/ PSG nuk do të ndalet tek Messi, merkato e verës do të mbyllet me…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Rusia shënon golin e parë ndaj Egjiptit

Sadik.Autor

Zyrtare: Carlos Carvalhal trajneri i ri i Swansea City

Q.Autor

Leave a Comment