Futboll Seria A Sport

I MUNDI NË TAKIMIN DIREKT/ DE ZERBI: Interi është RIVALI KRYESOR i Juventusit

Trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, beson se Interi është sfiduesi kryesor i Juventusi për titull kampioni në Itali, përkundër se skuadra e tij e mposhti në ndeshjen e tyre hapëse të dielën mbrëma. Interi i ka humbur shtatë nga tetë ndeshjet e fundit me Sassuolon, përfshirë humbjen 1-0 në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit të ri në Serie A.

“Ky është futbolli i gushtit, nuk mund të kuptosh shumë nga këto rezultate”, De Zerbi ka thënë për Gazzetta dello Sport.

“Përkundër humbjes ndaj ekipit tim, ende jam i bindur se Interi është sfiduesi i vërtetë i Juventusit. Zikaltrit kanë diçka më shumë se Napoli dhe Roma”, theksoi ai.

Related posts

REAL MADRID-PSG/ I papërmbajtshëm MBAPPE! “Tund” rrjetën e madrilenëve (GOLI)

F.autor

Nëse Luis Enrique shkon te Chelsea, transferimi i tij i parë do të jetë Suarez

Q.Autor

Juventus fiton derbin e Torinos, merr vendin e parë

Q.Autor

Leave a Comment