Futboll Sport

MOVIOLA INTER-NAPOLI/ Penalltia dhe goli, vendime të drejta të arbitrit (VIDEO)

Inter-Napoli ishte një nga ndeshjet më të vështira për t’u menaxhuar për nga rëndësia, por duket se Valeri dhe asistentët, në bashkëpunim me VAR-in ia kanë dalë ta bëjnë si duhet.

Rasti i parë i dyshimtë ishte penalltia e dhënë në favor të Interit. Pas goditjes së Barelës, topi ka prekur dorën e Kulibalisë në zonë, por Valeri duke e konsideruar si dorë të ngjitur me trupin nuk ka akorduar penallti.

Ndeshja është ndërprerë nga VAR-i dhe pas rishikimit arbitri ka sinjalizuar 11-metërshin, një vendim i saktë duke parë pozicionin. Një tjetër rast në të cilën u desh vendimi i arbitrit ishte në rastin e golit të Perisiçit, me topin që e kishte kaluar vijën fatale pavarësisht largimit të Ospinës.

VIDEO

Related posts

DEKLARATA E ISH-KAPITENIT TË INTERIT/ Javier Zanetti beson tek trajneri i ri: Me Conten “Zikaltërit” kanë mundësi të mëdha

Delo.autor

INTERISTAT HARROJNË HUMBJEN/ Vanda Nara i “ngre moralin” me foto “hot” 

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Shqipëri-Bjellorusi “Air Albania”. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment