Futboll Seria A Sport

NAINGGOLAN TRONDIT INTERIN/ Lojtari e tepron, fotot në club shkaktojnë TËRMET

Mesfushori Radja Nainggolan nuk është paraqitur akoma për Interin në Serie A, pasi ai vazhdon të riaftësohet nga një dëmtim muskular. Ai nuk ishte pjesë e klubit në miqësoret në Shtetet e Bashkuara. Mesfushori belg kaloi mbrëmjen e të hënës në një disko dhe shumë fotografi të tij kanë shkaktuar ‘tërmet’ në rrjetet sociale, veçanërisht në “Facebook”. Fabrizio Corona – një personalitet i shquar i mediave italiane ishte gjithashtu në festë dhe Nainggolan u pa në fotografi me të.

Jo vetëm kaq, por Nainggolan doli zbuluar edhe në stërvitjen e të martës, pasi siç duket kishte veshur të njëjtën këmishë me të cilën ishte veshur mbrëmë gjatë diskos. Kjo vjen pasi trajneri Luciano Spalletti u pyet për jetën personale të Nainggolan. “Mosha do të marrë shumë prej tij, nëse ai nuk e balancon jetën e tij personale”, u shpreh kohët e fundit italiani. Nainggolan është i njohur që është një fans i madh i jetës së natës, por tani zikaltrit duhet të kenë kujdes.

Related posts

Pësoi aksident të frikshëm, arrestohet ish-mesfushori i Mançesterit

Q.Autor

ZYRTARE/ Ishte në bisedime me Partizanin dhe Tiranën, Da Silva firmos me skuadrën e… (FOTO)

F.autor

E ARDHMJA E FUTBOLLIT BOTËROR/ Barcelona merr 19-vjeçarin që magjeps me TALENTIN…

Isa.Autor

Leave a Comment