Sport Të tjera

“NUK DO TA MBAJ GOJËN MBYLLUR”/ Kampioni i NBA-së i përgjigjet Ibrahimovic. Nuk mungojnë provokimet

Zlatan Ibrahimoviç, është një nga ata lojtarë që bën të flitet shpesh, për të, qoftë për golat e tij, qoftë dhe për deklaratat që ai jep për mediat.

Suedezi, në një nga daljet e tij publike në media, kritikoi basketbollistin Lebron Xhejms, për faktin se, lojtari i LA Lakers, para një viti, kritikoi politikat e Donald Tramp, në kohën kur miliarderi amerikan, ishte president i vendit.

Mbi të gjitha, Ibra, e fton Xhejms, të përqendrohej te sporti i basketbollit dhe të mos merrej me politikë sepse nuk ishte i specializuar për këtë gjë. Ditën e djeshme, Lebron, i ka kthyer përgjigje, suedezit, duke i thënë se duhet të përqendrohet në punën ku është i zoti dhe të evitojë daljet e panevojshme në publik:

“Unë nuk do ta mbaj gojën mbyllur kur gjërat janë gabim. Unë luftoj për njerëzit e mij, luftoj për barazi, luftoj kundër racizmit. Unë e di ça ndodh në vendin tim sepse, në shkollën time kam mbi 300 fëmijë që kanë të njëjtat probleme si unë”.

Lebron përmendi dhe një intervistë të Zlatan, në vitin 2018, ku suedezi shprehej se për shkak të mbiemrit që kishte, familja e tij, pësonte fyerje raciste dhe se ishte e diskriminuar:

“Kjo gjë ekziston, jam 100 përqind i sigurt për këtë. Por e mbaj mënd që Zlatan e përmendi këtë gjë dhe që ankohej shpesh për këtë fakt, tani pse unë nuk duhet të bëj të njëjtën gjë në lidhje me diskriminimin racial që kemi pësuar unë dhe familja ime këtu në Amerikë? Ai duhet të përqëndrohet te futbolli dhe të mos merret me mua, se e ka, shumë, gabim”, u shpreh Lebron Xhejms.

Related posts

ARSENAL-ASTON VILLA/ Trezeguet zhbllokon sfidën, VAR “tradhton” Topçinjtë këtë herë (VIDEO)

Delo.autor

MILAN KËRKON 2 ISH LOJTARË/ Synon të rikthej një mes Zlatan dhe Pa…

Isa.Autor

PËR HERË TË PARË NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Franko Burraj me synime të qarta në Paris

F.autor

Leave a Comment