Futboll La Liga Sport

KAOS TEK ARGJENTINA/ Nuk e di nëse MESSI do të kthehet më në kombëtare

Trajneri i përkohshëm i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka pranuar se nuk e di kur, dhe nëse, Lionel Messi do të kthehet në kombëtare.

Scaloni u caktua si trajner i skuadrës argjentinase bashkë me Pablo Aimar pas shkarkimit të Jorge Sampaolit dhe po përgatitet për dy ndeshje miqësore që do të luajë në shtator, kundër Guatemalës dhe Kolumbisë, respektivisht më 7 shtator në Los Angeles dhe 11 shtator në New Jersey. Në listën e tij të parë janë përfshirë shumë emra të rinj, ndërsa Messi, por edhe Sergio Aguero, Gonzalo Higuain dhe Nicolas Otamendi janë lënë jashtë.

“E di që të gjithë po prisni që të flas për të, kështu që ky është i vetmi emër specifik që do të përmend: kemi folur dhe në fund vendosëm që të mos jetë për këto dy ndeshje”, u tha Scaloni gazetarëve në konferencën për shtyp që u mbajt të martën. “Do të kisht qenë shumë e pamatur për mua që t’i thoja Leos të mos vinte. Nuk ka trajner në botë që do të përfitonte nga mungesa e tij. Por nuk folëm për të ardhmen. Di vetëm që ai nuk do të jetë në këtë grumbullim dhe më pas do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

Scaloni gjithashtu mohoi se kanë qenë vetë disa nga lojtarët me më shumë përvojë te Argjentina që i kanë kërkuar të mos grumbullohen për këto dy ndeshje. “Askush nuk ka dalë vetë jashtë skuadre. Kam folur me disa prej tyre dhe të gjithë thanë se ishin të gatshëm”, deklaroi Scaloni. “Të gjitha vendimet janë marrë për të mirën e skuadrës kombëtare dhe për të parë çfarë mund të bëjmë për të ardhmen”.

Related posts

SAMPDORIA-JUVENTUS/ Pirlo me “artileri të rëndë”, kërkon të mos heqë dorë nga gara titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“I KA MAR KOKA ERË”/ Lojtari i ARSENALIT hap XHAMIN E MAKINËS dhe HARBOHET me… (VIDEO)

Isa.Autor

MBYLLET JAVA E 16-TË NË SUPERIORE/ Partizani konfirmohet ndjekësi i Vllaznisë. Tirana humbet terren, ja renditja…

Delo.autor

Leave a Comment