Futboll Sport

FUTBOLLISTI I SË ARDHMES/ Talenti 16 vjeçar braktis Gjermaninë për Shqipërinë

Shqipëria gjen një përforcim të ri, që mund të rezultojë i suksesshëm për të ardhmen. Në miqësoren përballë Kosovës, Džemal Mustedanagić, ka thirrur një lojtar mjaft të vlefshëm, Fisnik Asllanin, i cili luan në pozicionin e sulmuesit. Asllani ka qenë i grumbulluar nga kombëtarja U-16 e Gjermanisë, por në fund ai zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë.

I lindur më 8 gusht të vitit 2002, në Berlin, është rritur te ekipet zinxhir të kryeqytetit gjerman, ku këtë vit ka kaluar te ekipi U-17. Ky do të jetë grumbullimi i parë për të me kuqezinjtë, ku pritet që të debutojë.

Mustedanagić në këtë miqësore pritet që të eksperimentojë, ku do të provohen disa lojtarë të rinj që mund të vlejnë për të ardhmen. Normalisht, listat nuk janë bërë publike dhe pritet që të ketë të tjera surpriza, pasi janë disa lojtarë që janë vëzhguar nga stafi i kombëtares.

Related posts

Qau pas zëvendësimit, ylli i Watfordit tregon arsyen (VIDEO)

Q.Autor

STATISTIKAT/ Rekord kartonësh në javën e 13-të të Superiores, 34 të verdhë dhe tre të kuq

Delo.autor

RASTE TË SHUMTA NË “EL CLASICO”/ Real Madridit i mohohen 2 penallti në 2 minuta (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment