Futboll La Liga Sport

DO LARGOHET FELIPE LUIS/ Atletico nis sulmin për mbrojtësin spanjoll të CHELSEAS

Chelsea po bën një rezistencë të fortë për të refuzuar të gjitha ofertat për Marcos Alonso, teksa talenti spanjoll ka dalë si një shënjestër e merkatos për Atletico Madrid. Merkato në Angli është mbyllur që në fillim të muajit, por në Spanjë do të mbyllet më 31 gusht dhe kjo i bën vulnerabël ekipet e Premier League.

Atletico është gati të bëj një ofertë të majme për Alonso, që t’i jap 27-vjeçarit postin e mbrojtësit të majtë, duke qenë se braziliani Felipe Luis është pranë kalimit te Paris SG. Alonso, ashtu si ka treguar edhe në dy javët e para të kampionatit, është bërë një pikë kyçe për trajnerin e ri Maurizio Sarri.

Ai ka lindur në Madrid dhe e filloi karrierën me Real, përpara se të shkonte te Bolton në vitin 2010 dhe më pas te Fiorentina në vitin 2013. Mëngjarashi, që ka luajtur edhe me Sunderland, u kthye në Premier nga Conte, në vitin 2016 dhe që atëherë është konfirmuar si një nga mbrojtësit më të mirë të planetit. Ai ka fituar titullin dhe Kupën e Anglisë me “blutë”.

Atletico është gati të ofrojë deri në 45 milionë euro, por “Daily Mail” shkruan se Chelsea nuk ka ndërmend ta pranojë.

Related posts

GJATË KONFERENCËS/ Valverde i përgjigjet Guardiolës: Barcelona dhe ajo janë dy skuadrat më të mira të dekadës

F.autor

E BUJSHME/ Klubi i Premier gati 30 milionë euro për të “rrëmbyer” yllin e Bundesliga-s…

Delo.autor

PARALAJMËROHET RONALDO/ Do të vuash për të shënuar 40 gola në Itali

Isa.Autor

Leave a Comment