Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ CHELSEA i ofron REALIT një tjetër yll, madrilenët në garë me kohën

Midis Chelseat dhe Realit të Madridit pati bisedime intensive këtë merkato për të marrë shërbimet e yllit të “Bluve” Eden Hazard. Por çmimi stratosferik i vendosur nga londinezët i mposhti sërish madrilenët që tashmë kanë dalë duarbosh nga merkatoja. Por sipas disa raportimeve të fundit nga Spanja se klubi anglez i ofroi spanjollëve mesfushorin brazilian Willian. Lojtari kërkohej me insistim këtë verë nga Barcelona dhe Manchester United, por në fund lojtari refuzoi të largohej nga Anglia.

Mësohet se londinezët i kanë vënë si kusht shitjeje madrilenëve çmimin 70 milionë € për blerjen e 30-vjeçarit plus 10 milionë € të tjera që do t’i jepen menaxherit të lojtarit për të garantuar transferimin drejt Madridit. Megjithatë, braziliani ka theksuar se nuk dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” dhe për këtë gjë ka dalë në mbështetje dhe tekniku Maurizio Sarri.

Related posts

Luka Modrić: Do të luajmë ndeshjen tonë perfekte, kalojmë në çerekfinale

Sadik.Autor

GOL PAS 3379 DITËVE/ Pele realizon një “perlë” me roveshatë në Serinë A (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Franca kalon në epërsi me Perunë, Mbappe vendos REKORD (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment