Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA “dorëzohet” përpara VAR-it, ja çfarë pritet të ndodhë

Përdorimi i VAR-it (Sistemit të Asistimit të Arbitrave) në Kupën e Botës në Rusi i ka dhënë përshtypje pozitive drejtuesve të UEFA-s të cilët kanë planifikuar prej kohësh përdorimin e tij dhe në kompeticionin më të madh të klubeve europiane Champions League.

Madje mendohet se ai do të hyjë në fuqi në raundin e çerekfinaleve të këtij sezoni. Kështu raporton media italiane “ItaSportPress” që citon një burim të gazetës britanike “The Times” që bën me dije se VAR-i do të “debutojë” këtë edicion në Champions League.

Nga ana tjetër presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka dalë publikisht kundër implementimit të kësaj teknologjie në futboll, por fjalën e fundit do ta thotë organi ekzekutiv i UEFA-s që në shtator do të marrë vendimin përfundimtar për aplikimin e kësaj teknoligjie në Champions League.

Related posts

Super gol i Naiggolan, por Roma-s i duhet mrekulli për ta çuar takimin në shtesë (Video)

Sadik.Autor

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ FSHF befason me kërkesën: Të marrim shembull Francën, tifozët…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Ia premtuan Barzaglit për ditëlindje, ja kur do të rikthehet Pogba…

Delo.autor

Leave a Comment