Futboll Premier League

Familja që pengon ndërtimin e stadiumit të Chelsea, kërkon… 22 milionë euro kompensim

Një familje që bllokon ndërtimin e stadiumit të ri të Chelsea thuhet se po kërkon kompensim prej 22 milionë euro.

Bankier i pensionuar, Nicolas Crosthwaite dëshiron të kompensohet pasi po i bllokohet futja e dritës në shtëpi.

Nicholasit, bashkëshortit të kreatores së modës, 59 vjeçes Lucinda thuhet se i janë ofruar 1.1 milion euro.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich raportohet se është tejet i pakënaqur me familjen britanike që hodhi poshtë ofertën e klubit.

Nëse marrëveshja nuk mund të arrihet, atëherë do të bije poshtë investimi prej 1.1 miliard eurove për stadiumin e ri të Chelseat, i cili ishte parashikuar të hapet për sezonin 2023/24.

Nicholas ka jetuar për 50 vjet rresht në vilën që vlerësohet rreth 4.4 milionë euro.

Në maj, familja britanike fitoi betejën gjyqësore për të bllokuar punët rreth rinovimit të stadiumit, i cili do të ketë kapacitet prej 60 mijë ulësesh.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Thiago Silva dëshiron ta mbyllë karrierën pranë…

Delo.autor

ZBULOHET FANELLA E MANCHESTER UNITEDIT/ Tifozët mrekullohen: Në sezonin e ardhshëm do të… (FOTO)

Delo.autor

E ARDHMJA E GRIZMAN NË DILEMË/ Atletico gati të paguajë klauzolën e yllit portugez…

Delo.autor

Leave a Comment