Futboll La Liga

Braziliani Ronaldo e shpreh qartë Cristiano është më vendimtar se Lionel Messi (VIDEO)

Ronaldo thotë se Cristiano është më vendimtar se Messin.

Aktualisht, Ronaldo është më vendimtar se Messi – kështu thotë Ronaldo Nazario.

Sido që të jetë, braziliani duket ta ketë pasur për sezonin që kaloi, pasi aktualisht Messi është shumë para Ronaldos.

Reali po vuan ashtu si Ronaldo, ndërsa Messi e Barcelona po fluturojnë drejt titullit të La Ligas.

Diskutimi për Messin e Cristianon ndodhi mes Ronaldos e Zicos, në intervistë te ky i fundit për kanalin zyrtar që ka në YouTube.

Zico: Messi apo Cristiano, duhet të zgjedhësh njërin, unë e di kush është më i miri

Ronaldo: E di edhe unë kush është më i miri (përgjigjet Ronaldo, duke menduar për Messin që e ka thënë disa herë, por jo sot)

Zico: Atëherë zgjedh

Ronaldo: Nuk do t’i krahasojë për Topa të Artë të fituar viteve të fundit. Jam dakord për ato që kanë fituar. Dytë janë të mrekullueshëm, por aktualisht Cristiano është më vendimtar.

Zico: Ti e zgjodhe atë sepse Messi është më i miri nga ana ime.

Ronaldo iu referua këtij krahasimi duke u bazuar në sezonin e fundit të Real Madridi ku fitoi pesë trofe dhe Cristiano Ronaldo ishte vendimtar duke realizuar pesë gola kundër Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, 3 në gjysmëfinale kundër Atletico Madridit dhe dy në finale kundër Juventusit.

Ai ishte vendimtar edhe në La Liga, duke shënuar gol pothuajse çdo ndeshje në 10 sfidat e fundit, ku Reali e fitoi titullin për herë të parë që nga viti 2012.

Related posts

Sot dita e titullit për Juven, Lazio për të siguruar Championsin, Atalanta-Milan duan Europën

Sadik.Autor

SFIDA “SWICH THE FLIP”/ Shikoni çfarë bën kapiteni i Laçit me partneren seksi (VIDEO)

Delo.autor

Mësohet gjendja e Marcelo, Kroos e Modric

Q.Autor

Leave a Comment