Futboll La Liga Sport

Bien pretendimet e Realit/ Spanjollët duan të transferojnë “dështakun” e Liverpoolit

Reali Madridi i ka ulur pretendimet këtë merkato për të transferuar lojtarë. Pasi dështuan me Mbappenë dhe Hazardin për t’i sjellë në “Santiago Bernabeu”, madrilenët kanë kthyer sytë së fundmi brenda kampionatit spanjoll. Nuk bëher fjalë për një lojtar me të ardhme premtuese, por për sulmuesin 31-vjeçar të Celta Vigo Iago Aspas. Mësohet se kampionët e Europës kanë përgatitur ofertën 40 milionë € për të blerë futbollistin që u aktivizua në këtë Kupë Bote me Spanjën.

Aspas nuk konsiderohet një futbollist i kalibrit të lartë. Ai mbahet mend më tepër dështimin me Liverpoolin në 2013/2014 ku nuk shënoi asnjë gol dhe ishte fajtor në humbjen me Chelsean 2-0 gjë që bëri që Liverpooli të lante duart nga titulli kampion. Pas rikthimit në Spanjë ai ka rigjetur formën e mirë duke shënuar në 3 sezonet e fundit 67 gola në 126 takime. Spanjollët janë hedhur në sulm dhe për futbollistin e Valencias Rodrigo Moreno, por çmimi i tij është relativisht i lartë dhe shpresat për të firmosur me Realin sa vijnë dhe zbehen.

Related posts

“KA NJË TË ARDHME TË SHKËLQYER PËRPARA”/ Solskjaer nuk fshihet më, tifozët e Manchester United mund të ëndërrojnë

Delo.autor

Botërori 2022, mijëra shqiptarë punojnë në ndërtimin e stadiumeve në Katar

Q.Autor

NJË TJETËR GODITJE PËR “KATALANASIT”/ Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele

Delo.autor

Leave a Comment